Dark Mode Light Mode

IKSHPK njofton qytetarët: Uji nga Badoci nuk rekomandohet për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar qytetarët se, për shkak të rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet përdorimi i tij për pije deri në njoftimin e ardhshëm.

IKSHPK ka shtuar se, në bashkëpunim me KRU “Prishtina”, po e monitoron nga afër situatën dhe po ndërmerr masat e nevojshme për të siguruar furnizimin e sigurt me ujë të pijshëm për qytetarët.

“IKSHPK në bashkëpunim me KRU “Prishtina” po e përcjellin nga afër situatën me ujë të pijshëm”.

Advertisement

Qytetarët ftohen të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet e mëtejshme për zhvillimet e situatës.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − five =

Previous Post

Dolce shkrihet nga puthjet e Limit, publikohen pamjet e reja me momente intime

Next Post

Katari paralajmëron: Përshkallëzimi SHBA–Iran do të ishte katastrofik për rajonin

Advertisement