Dark Mode Light Mode
Paradis: Depp më ka tradhëtuar me Jolie
Ibrahimoviq: Kam bërë marrëzi, ekipi mundet edhe pa mua (video)
Thirret 102-vjeçari për regjistrim në kopsht

Ibrahimoviq: Kam bërë marrëzi, ekipi mundet edhe pa mua (video)

Milano, 7 shkurt – Zlatan Ibrahimoviq është i vetëdijshëm për dëmin e shkaktuar ekipit të tij kur në ndeshjen kundër Napolit ka marrë një karton të kuq dhe më pastaj nga Federata Italiane e Futbollit është dënuar me tre ndeshje mos lojë, për shkak të goditjes me shuplakë në fytyrë të lojtarit napolitan, Salvatore Aronica. Pas ndërhyrjes së gjyqtarit ndihmës sulmuesi i Milanit është ndëshkuar me karton të kuq drejtpërdrejtë dhe ekipi pas këtij rasti humbi kundër Udineses Cesenasdhe konkurrentitkryesor për titull, Juventusit. “Kam bërë marrëzi. Ndodh, por unë duhet të mësoj nga gabimet e mia. Unë nuk kam nevojë të shikoj në televizor për të parë se çfarë kam bërë,” tha suedezi 30-vjeçar, dhe theksoi se ai ka besim të plotë në shokët e tij. “Unë besoj në ekip, ata munden edhe pa mua”, ka thënë Ibrahimoviq. Milani ka njoftuar medie se do të apelojnë vendimin e Federatës për dënimin e Zlatanit, edhe pse trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka thënë se ai e meritonte dënimin, ndërsa Adriano Galliani tha se gjesti i tij nuk ishte i dhunshëm dhe nuk meritonte një dënimi të tillë.

 

http://www.youtube.com/watch?v=Vuewn3pGKfM&feature=player_embedded

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + twenty =

Previous Post

Paradis: Depp më ka tradhëtuar me Jolie

Next Post

Thirret 102-vjeçari për regjistrim në kopsht

Advertisement