Dark Mode Light Mode

Ia huq zv.komandanti i FSK-së, e ngatërron parakalimin e ushtarëve për nder të Pavarësisë me Epopenë e UÇK-së

Në sheshin “Zahir Pajaziti” ka filluar parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Para se të fillojë parakalimi, ishte zëvendëskomandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, ai i cili njoftoi presidenten Vjosa Osmani për gatishmërinë e trupave për të parakaluar.

Por, në fjalën e tij, gjeneral Cikaqi ka ngatërruar Pavarësinë e Kosovës me Epopenë e UÇK-së.

Advertisement

“Zonja presidente, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës janë të rreshtuara dhe të gatshme për parakalim për të shënuar 15-vjetorin e Epopesë…. Pavarësisë së Kosovës. Raporton gjeneral major Enver Cikaqi”, ka deklaruar Cikaqi.

Pas kësaj situate të cilën e kapërceu lehtë Cikaqi, presidentja Osmani ka dhënë urdhër për fillimin e parakalimit të ushtarëve dhe pjesëtarëve të policisë.

Ndiqeni videon nga minuta 21:00

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen + five =

Previous Post

“Kosova, vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë”, urimi i Berishës për 15-vjetorin e Pavarësisë

Next Post

Zyrtare: Kurti e Vuçiq takohen në Bruksel më 27 shkurt

Advertisement