Dark Mode Light Mode

Ia dha Vetëvendosjes meritat për vizat, Çitaku-Muratit: Gazi lotsjellës është kontributi juaj i vetëm

Meritat për liberalizimin e vizave, partia Lëvzja Vetëvendosje që pati pushtetin për thuajse pesë vitet e fundit po tenton t’i mbajë vetëm për vete.

Kjo nuk shpëtoi pa reagim nga Vlora Çitaku, pjesë e Partisë Demokratike e Kosovës, e cila i ka reaguar Hekuran Muratit nga Vetëvendosje.

Murati “ia dhuroi” meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave, duke thënë se të njëjtit ‘’janë bërë qesharak’’ dhe se kontributi i vetëm i tyre është gazi lotsjellës dhe vonesat disa vjeçare.

Advertisement

Tutje, Çitaku, i është drejtuar Muratit duke i thënë se së pari ta kryejë punën e tij e pastaj të krekoset.

Postimi i plotë:

Hekuran,

Kontributi juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disa­vjeçare.

Asnjë kontribut tjetër nuk keni. Asnjë.

Qesharak jeni bërë.

Veç kur të na tregoni një ditë se ju e keni shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë, edhe e keni çliruar Kosovën.

Mos u merr me gjëra koti.

Dil pak dhe shko vetëm në një barnatore, e ke me i pa qytetarët tanë duke mos pasur para as barnat me i pagu.

Dil dhe takoje ndonjë pensioner, e të tregon se si po duhet me kursy nga buka e gojës për t’i paguar faturat e energjisë elektrike.

Kryeje ndonjë punë tënden, e pastaj krekosu.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + 14 =

Previous Post

Rënia e Luanit, Nëna Rukë Haradinaj: Kush s’ma ka ndi zanin, si me u pasë martu

Next Post

Ambasadori i Francës: Vendimi i KQZ-së për kandidatët e Listës Serbe është zhgënjyes

Advertisement