Dark Mode Light Mode
Labi vesh bikinit e Benitës dhe sfilon në shtëpi/Video
“I kanë të dashurit në kërkim nga Interpoli” – ish banorja e BBVA, tregon se pse vajzat e shoubizit nuk publikojnë fotografi me partnerët
Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota, LDK-ja “veç” 47 mijë

“I kanë të dashurit në kërkim nga Interpoli” – ish banorja e BBVA, tregon se pse vajzat e shoubizit nuk publikojnë fotografi me partnerët

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Dea Mishel Vieri, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”.

Në panel, së bashku me Blendi Salajn dhe Hid Baçin, ata trajtuan një temë interesante që lidhej me jetën publike, ekspozimin në rrjete sociale dhe raportin që personazhet publikë kanë me privatësinë.

Gjatë bisedës, Dea u ndal posaçërisht te vajzat e shoubizit dhe mënyra se si ato zgjedhin të mos e ekspozojnë jetën sentimentale.

Advertisement

Me humor, por edhe me një dozë ironie, ajo tha: “Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë në rrjetet sociale të dashurit e vet, sepse — ‘Zot më fal’ — por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta publikojë në Instagram… sikur nuk bën sens”.

Deklarata e Deas ka shkaktuar reagime dhe diskutime në rrjete sociale, duke hapur debat rreth fenomenit të “jetës së filtruar” në Instagram dhe imazhit që shumë personazhe publikë tentojnë të ruajnë.

Në studio, biseda vijoi me reflektime mbi presionin publik, gjykimin e audience­s dhe kufirin mes jetës personale dhe asaj profesionale për figurat e ekranit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + eighteen =

Previous Post

Labi vesh bikinit e Benitës dhe sfilon në shtëpi/Video

Next Post

Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota, LDK-ja “veç” 47 mijë

Advertisement