Dark Mode Light Mode

Hungaria fton për vizitë presidenten e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në vendin tonë, Lorant Balla.

Ambasadori hungarez i përcolli presidentes urimet e presidentit të Hungarisë, Pal Schmitt, për zgjedhjen në krye të vendit dhe i shprehu përkushtimin e shtetit të tij për të përkrahur Kosovën në agjendën e integrimeve evropiane. Ambasadori Balla i dorëzoi presidentes Jahjaga ftesën e presidentit të Hungarisë për vizitë zyrtare. Presidentja Jahjaga tha se vizita në Republikën e Hungarisë do të realizohet gjatë kohës së presidencës së radhës të BE së nga ana e Hungarisë, e cila e kryen mandatin më 30 qershor.

Presidentja e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në agjendën e saj evropiane. Ajo u angazhua për hapjen e dialogut për liberalizimin të vizave për qytetarët e Kosovës dhe tha se vendosja e marrëdhënies kontraktuale me BE në i ndihmon reformat e brendshme si dhe hap perspektivën evropiane për Kosovën.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty − two =

Previous Post

Politikanët serbë ribashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën e shohin të pamundur

Next Post

Thaçi dhe Niebel diskutuan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani

Advertisement