Hisen Berisha, ish-deputet i PDK-së, ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku e ka bërë personalisht “bilancin e vitit 2025”.
Sipas Berishës, viti 2025 ishte i mbrapshtë për Kosovën.
Tutje, Berisha ka vlerësuar se viti 2025 nuk solli avancim, por stagnim.
“Bilanci i vitit 2025 është i qartë tashmë, ky vit nuk e forcoi Kosovën, por e lodhi atë. Nuk prodhoi konsensus, por polarizim; nuk solli avancim, por stagnim.
Përgjegjësia kryesore bie mbi qeverisjen aktuale, e cila dështoi ta kuptojë se pushteti nuk është pronë partie, por përgjegjësi shtetërore” – ka shkruar Berisha, ndër të tjera.













