Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se sapo është nënshkruar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve.
Gërvalla e ka cilësuar këtë si hap në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Njohja nga ky shtet erdhi para një muaji.
“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Gërvalla.