Dark Mode Light Mode

Haziri thotë se pas zgjedhjeve Abdixhiku veproi “krye në veti”: As nuk është konsultuar me mua, as me kolegët e tjerë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, e ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët.

Ai ka thënë se veprimi i Abdixhikut për marrjen e përgjegjësisë ka qenë i pakonsultuar me kolegët e partisë.

“Asnjë minutë nuk na ka dhënë kohë Lumir Abdixhiku për të kërkuar faturim apo përgjegjësi. E ka marrë vetë. Më 28, në mbrëmje, ka dalë vetë dhe e ka marrë këtë përgjegjësi. E ka bërë aktin politik. Kjo është e vërteta. As nuk është konsultuar me mua, as me kolegët e tjerë që atë ditë kemi qenë në proces zgjedhor. Të njëjtën e ka bërë edhe më 9 shkurt. Por përgjegjësia shkon sipas renditjes në listë zgjedhore apo në kryesi, nuk është me rëndësi kjo punë”.

Advertisement


“Kryesia është organ ekzekutiv, organi më i lartë. Por kjo garë është e 110 burrave dhe grave për zgjedhje politike që janë për Kuvendin e Republikës, sepse ne kemi demokraci parlamentare. Kuvendi është organi kryesor në këtë Republikë Kushtetuese dhe zgjedhjet për Kuvend janë më të rëndësishmet”, ka thënë Haziri.

Haziri e ka krahasuar dorëheqjen e Abdixhikut me shtatzëninë, duke bërë paralelizma. Sipas tij, nuk ka gjysmë dorëheqje, as gjysmë shtatzëni.

“Krejt debati në Kosovë dhe përtej LDK-së është duke u bërë për aktin politik që është dorëheqja. Nuk ka gjysmë shtatzëni, nuk mundet me u abortu kjo punë nëse nuk ka shtatzëni. Lumir Abdixhiku ka thënë se është dorëheqje. Akti i dorëheqjes, si i tillë, e ruan respektin tim, respektin e kolegëve, të anëtarësisë, të qytetarëve dhe të votuesve. Këtë akt e ka konfirmuar vetë, me gojën e vet”, ka thënë ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 14 =

Previous Post

Polici e rrahu se ia bëri ‘like’ dhe i shkroi motrës së tij, reagon qytetari i dhunuar

Next Post

Molliqaj sulmon ish-opozitën: Parti politik pa ide e pa kauza e kanë forcuar pushtetin e Kurtit

Advertisement