Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Lumir Abdixhiku e ka bërë aktin politik duke dhënë dorëheqjen, duke theksuar gjithashtu respektin për kontributin e tij si kryetar i katërt i partisë.
Haziri tha se: “Lumir Abdixhiku e ka për nder me qenë kryetari i katërt i LDK-së, ka ardhur me votë të fshehtë, kundër meje. Lumir Abdixhiku e ka bërë aktin politik, e ka dhënë aktin e dorëheqjes.”
Ai shtoi se Hykmetja ka dalë mirë e votuar, e vlerësuar politikisht, dhe se të gjithë ata që e njohin e dinë që ajo ka kulturë politike, sjellje të denjë, dhe i përket familjes politike të LDK-së, me ideologji dhe bindje të qarta.