Dark Mode Light Mode

Haxhiu vizitoi të paraburgosurit në Hagë, Thaçi dhe Veseli nuk pranuan takim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar disa nga të akuzuarit e Gjykatës Speciale të cilët po mbahen në Hagë.

Haxhiu ka takuar Hysni Gucatin, Pjetër Shalën, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn.

Kështu ka njoftuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

“Së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin Erxhan Galushi, gjatë vizitës Dhomave të Specializuara, dje takuam Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn.

Advertisement

Ishte vizitë institucionale dhe e rëndësishme. Në këto takime u njoftuam për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Haxhiu nuk ka takuar ish presidentin Hashim Thaçi dhe ish kreun e PDK-së, Kadri Veseli, pasi që ata nuk kanë pranuar një takim me ministren.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × four =

Previous Post

Ademi takohet me presidentin Infantino dhe sekretaren e përgjithshme Samoura 

Next Post

Vrau gruan me 15 plumba, Apeli ia zbut dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burrit nga Prizreni

Advertisement