Dark Mode Light Mode

Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë kërkesën e Kurtit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokuroria Speciale është e interesuar ta marrë dëshminë e kryeministrit Kurti lidhur me rezervat shtetërore, ajo duhet t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit të tij, që të intervistohet në zyrën e tij.

Në një konferencë për media bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, Haxhiu ka deklaruar se nuk është hera e parë që ndodh e njëjta gjë, por ka shtuar se nuk dëshiron të flasë më shumë lidhur me këtë.

“Kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim, përkundrazi kryeministri Kurti ka shprehur gatishmëri që kërkesa e tyre të realizohet. Kabineti i kryeministri i ka propozuar tri data se kur mund të realizohet kjo kërkesë bazuar në agjendën e kryeministrit Kurti, dhe tashmë gjatë kësaj jave kanë mbetur dy data që kabineti i kryeministrit i ka propozuar Prokurorisë Speciale. Nuk ka asnjë arsye që prokurorët që thuhet se janë të interesuar që të marrin dëshminë e kryeministrit Kurti për rezervat shtetërore, të refuzojnë kërkesën e kryeministrit Kurti për ta intervistuar në zyre siç ka kërkuar kryeministri. Kjo nuk është hera e parë që kjo ndodh, ka ndodhur edhe në të kaluarën por nuk duam të flasim”, është shprehur Haxhiu.

Advertisement

Sipas saj, Prokuroria Speciale sa herë që ka të bëjë me rastet e qeverisë gjithmonë i rrjedh informacionet.

“Nuk është diçka e pazakontë, nuk është diçka e paligjshme, prandaj nëse Prokuroria Specisle është e interesuar që ta marrë dëshminë e kryeministrit, lirisht mund t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit Kurti. Prokuroria Speciale me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën tonë, për ta bllokuar punën tonë, për ta dëmtuar LVV-në dhe qeverinë siç zakonshëm kanë bërë”, ka shtuar ajo.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − one =

Previous Post

Policia kërkon ndihmë për kapjen e dy të dyshuarve për vjedhje

Next Post

Haxhiu: Kosova nuk dorëzohet, 67 aktakuza ndaj 174 personave për krime lufte

Advertisement