Dark Mode Light Mode

Haradinaj nga Ferizaji: Aleanca krah qytetarëve punëtorë dhe zhvillimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë të Ferizajit, nga ku ka theksuar rolin e këtij qyteti si një prej motorëve kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.

Haradinaj u shpreh se Ferizaji është qytet i punës, i bashkëjetesës dhe i njerëzve punëtorë, duke nënvizuar se mbështetja e qytetarëve për Aleancën dëshmon qartë kërkesën për politika serioze të punës, vendime të guximshme dhe një qeverisje që i shërben drejtpërdrejt qytetarit.

“Sot u pritëm nga shumë qytetarë që besojnë në këtë frymë dhe që janë të gatshëm të kontribuojnë aktivisht në ndërtimin e një shteti më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar,” ka deklaruar Haradinaj.

Advertisement

Ai theksoi se Aleanca do të qëndrojë krah Ferizajit dhe interesave të qytetarëve të tij, duke ndërtuar politika zhvillimore që fuqizojnë ekonominë lokale dhe përmirësojnë jetën e përditshme.

“Ferizaji është krah vizionit të ri për Kosovën, dhe Aleanca është krah Ferizajit,” përfundoi Haradinaj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven + 18 =

Previous Post

Abdixhiku: T’i japim kryeqytetit qeveri që s’bllokon, por e ndihmon me 1.5 miliardë euro investime

Next Post

U kapën duke punuar pa leje në Zvicër, katër kosovarëve u lëshohet urdhri për dëbim nga shteti

Advertisement