Krue i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj është shprehur i nderuar që pati mundësinë të bashkëpunojë me Rugovën në një periudhë vendimtare për vendin.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Rugova, me vizionin e tij shtetformues, i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin.
“Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin të bashkëpunoj në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ndjeshme të shtetndërtimit. Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, ka shkruar Haradinaj.