Dark Mode Light Mode

Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Turpi i drejtësisë së këtij shekulli

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale.

Haradinaj tha se pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë kjo gjykatë, ajo tashmë e ka humbur besueshmërinë dhe do të mbetet njollë në historinë e drejtësisë.

Sipas tij, proceset e deritanishme janë shoqëruar me shkelje të shumta dhe padrejtësi ndaj të akuzuarve.

Advertisement

“Çfarëdo vendimi të merr, kjo Gjykatë do të jetë turpi i drejtësisë së këtij shekulli. Edhe me i liru nuk është drejtë, sepse gjatë krejt këtyre proceseve, patjetër që duhet me marrë vendim lirues, nëse ka drejtësi, por edhe nëse merr vendim lirues, kjo Gjykatë do të jetë trupi i këti shekulli, sepse i ka bërë të gjitha shkeljet mundshme”, tha ai.

Ai theksoi se një vendim lirues do të duhej të ishte i pashmangshëm nëse do të kishte drejtësi, por shtoi se edhe një vendim i tillë nuk do të mund ta riparonte dëmin e shkaktuar nga proceset e deritanishme.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − fifteen =

Previous Post

“Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë”

Next Post

Seanca në Hagë, Hamza: Besojmë në të vërtetën historike!

Advertisement