Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar 28 Nëntorin gjatë pritjes së organizuar nga OVL-UÇK, ku morën pjesë kategori të ndryshme të dala nga lufta.

Haradinaj tha se kjo ditë e shënuar, është e zbrazët pa bashkëluftëtarët që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

“Kjo festë, e cila bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet, sot është e zbrazët pa bashkëluftëtarët që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Uroj që 28 Nëntorin e ardhshëm ta festojnë në atdhe, pranë familjarëve e bashkëluftëtarëve”, shkroi kreu i AAK-së.

SHPËRNDAJE