Dark Mode Light Mode

Hamza takon Sorensenin, dikutojnë për nevojën e institucioneve të reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

Hamza njoftoi se takimi është zhvilluar sot, ku është diskutuar për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian.

“Sot e prita të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ne diskutuam për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian. PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal”, thuhet në njoftimin e tij.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − fourteen =

Previous Post

Picula demanton Vuçiqin: Nuk është e vërtetë që delegacioni i Parlamentit Evropian shkon në Beograd i paftuar

Next Post

Ambasadorët e BE-së takojnë takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin evropian

Advertisement