Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është takuar sot me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. I pari i PDK-së njoftoi se me të diskutuan për zhvillimet politike në vendin tonë, marrëdhëniet me këtë shtet, si për forcimin e partneritetit.
“Mirëprita në selinë e PDK-së ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv. Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në fusha me interes të përbashkët.
E falënderova ambasadoren Ziv për mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit ndaj Kosovës, si dhe për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve tona.”
Në fund, Hamza tha se partia e tij mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.



