Dark Mode Light Mode

Hamza: Qeveria Kurti ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej të gjitha punët për një mandat, por sipas tij, Qeveria Kurti duhet të tregojë se çka ka kryer në vitin e tyre të parë të qeverisjes.

Hamza tha se nuk ka asnjë projekt kapital në Kosovë që Qeveria Kurti e ka nisur dhe deri më sot e ka prerë shiritin.

“Nuk kemi pasur rritje të pagave, inflacioni shumë i lartë, nuk kemi pasur rritje të pensioneve. Çdo cent që i paguhet dikujt është për tu vlerësuar, por njerëzit duan qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri. Sigurimet shëndetësore nuk janë bërë”, tha ai në Rubikon, njofton Klankosova.tv.

Advertisement

Tutje, Hamza tha se në vitin 2012, niveli i investimeve kapitale ishte 550 milionë, ndërsa në vitin 2023, niveli i ekzekutimit të buxhetit kapital nga Qeveria Kurti ishte 555 milion.

“Nëse hyjmë në strukturën e investimeve të buxhetit nëpër këto vite, del që në vitin 2023 qeveria ka arritur që të kryej punë më pak sesa në vitin 2012. E këtu po e marr vitin më të mirë, vitin 2023. Pra, viti më i mirë i Qeverisë Kurti është më i dobët sesa viti 2012, kur PDK-ja ishte në pushtet dhe e ka udhëhequr qeverinë”, tha ai.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four + eight =

Previous Post

Limaj: S’duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Next Post

Çfarë shkruhet në dokumentin që Vuçiq ka pranuar dhe që dëshmon se ai nuk kishte asgjë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Advertisement