Dark Mode Light Mode

Hamza: Përparësia ime si kryeministër është se unë nuk shkoj aty për të mësuar

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “DPT te Fidani,” theksoi se përparësia e tij në krahasim me kundërshtarët është përvoja e tij dhe ekipi që ka ndërtuar.

Sipas Hamzës, qeveria aktuale është një qeveri me rezultate të munguara, pavarësisht se ka pasur një mandat të plotë katërvjeçar.

Duke folur për prioritetet e tij, Hamza u fokusua te zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, arsimi, infrastruktura dhe shëndetësia. Ai vuri theksin te fakti që PDK jo vetëm që ka një planprogram të qartë dhe të mirëstrukturuar, por gjithashtu ka arritur të bashkojë një ekip me përvojë institucionale dhe profesionale, i cili do të mundësojë realizimin e këtij programi.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 + 2 =

Previous Post

Kurti me tre ministra udhëtojnë për në Kroaci

Next Post

Qytetarët e Kosovës ende përballen me padrejtësi juridike në Gjermani: Një thirrje drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës

Advertisement