Dark Mode Light Mode

Hamza kërcënon me përjashtim Hasanin, Halitin dhe dy deputetë të tjerë

Katër kandidatë për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, të projektuar për të fituar mandate në legjislaturën e ardhshme, janë kërcënuar me përjashtim nga partia.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka paralajmëruar se deputetëve të cilëve u janë shtuar votat gjatë procesit të numërimit të tyre dhe “faktohen që janë pjesë të asaj” skeme, do t’u kërkohet mospranimi i mandatit.

“Ti mundesh me i pasë 50 mijë vota, 100 mijë vota, por nëse të janë shtuar votat dhe konstatohet dhe faktohet që ti je pjesë e asaj, nuk nuk mundesh të thuash ti se je deputet, kushdo qoftë ai dhe nga cilado parti”, tha Hamza të mërkurën. “Në parim nuk duhet me pranu mandatitn e deputetit”.

Advertisement

Sipas liderit të PDK-së, edhe nëse numri i votave të shtuara të kandidatëve për deputetë nuk ndikon në rënien e tyre nën pragun e 22 deputetëve të projektuar të PDK-së, partia do të distancohet nga keqpërdoruesit e dyshuar.

“Nëse konstatohet se ka qenë pjesë e këtij procesi nuk është e duhura që me pranu mandatin, por nëse e pranojnë unë si kryetar dhe si parti distancohemi”, paralajmëroi Hamza.

Hamza nuk ka përmendur emrat e kandidatëve për deputetë, por sipas rezultateve të përmbledhura të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), aktualisht katër nga kandidatët që projektohen të zënë ulëse në legjislaturën e ardhshme, rezultojnë me 700 deri në rreth 3,300 vota të shtuara.

Ata janë Xhavit Haliti, Kujtim Gashi, Enver Hoxhaj dhe Nait Hasani.

Procesi i rinumërimit të votave, i cili ka përfunduar në vendvotimet e 19 komunave dhe po vazhdon në 19 komuna të tjera, ka rezultuar me heqjen e 719 votave për Xhavit Halitin, ish-deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në listën e 22 kandidatëve më të votuar të PDK-së, Haliti renditet i 16-ti, një pozitë që e çon atë drejt Kuvendit.

Ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt, të renditur të tetin sipas votave të fituara në listën e PDK-së, rezulton t’i jenë minusuar 1,066 vota nga procesi i rinumërimit.

Kujtim Gashi, i renditur i 15-ti në listë, ka 2,426 vota më pak aktualisht, ndërsa rinumërimi po vazhdon deri në verifikimin e të gjitha vendvotimeve, ndërsa Nait Hasani ka 3,335 vota më pak. Hasani listohet kandidati i 10-të më i votuar në listë, edhe pas minusimit të mbi tre mijë votave.

Të premten, në aksionin kundër mashtrimeve zgjedhore të ndërmarrë nga Prokuroria e Prizrenit, policia ka arrestuar Art Hasanin, një komisioner zgjedhor në procesin e 28 dhjetorit dhe djali i kandidatit për deputet Nait Hasani.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + seventeen =

Previous Post

Mbi 100 komisionerë ‘dallavergji’ në Polici, disa mbrohen në heshtje

Next Post

Kryeziu: Skema kriminale e vjedhjes së votave i paska shtrirë duart edhe në Malishevë

Advertisement