Dark Mode Light Mode

Hamiti: Më 28 dhjetor qytetarët e kanë rastin ideal që me votë demokratike t’i japin fund katandisjes së Kosovës

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Qeveria e Kurti e ka katandisur Kosovën.

Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e reja janë rasti ideal për të nxjerr Kosovën nga situata aktuale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se më 28 dhjetor qytetarët me votë mund të bëjnë ndryshimin.

Advertisement

“Më 28 dhjetor 2025, mbas më pak se dy javësh, qytetarët e Kosovës e kanë rastin ideal që me votë demokratike t’i japin fund katandisjes së Kosovës që e ka autorësinë e padyshmtë të Albin Kurtit dhe të VV-së me satelitët e tyre, domethanë të Qeverisë së Propagandës dhe të Korrupsionit masiv. Qytetarët duhet të votojnë për LDK-në dhe partitë e tjera shqiptare që e kanë bërë dhe kanë punuar për shtetin e Kosovës. Këto pastaj ta bëjnë Qeverinë që e kthen Kosovën në rrugë të mbarë të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, të rikthimit të vendit tonë në rrugën e integrimeve euro-atlantike, prej së cilës është larguar në pesë vitet e fundit”, ka shkruar Hamiti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four − 2 =

Previous Post

Syla: Deklaratat e Albin Kurtit, një prej arsyeve pse nuk lirohet Hashim Thaçi

Next Post

Dr. Ferid Agani: Financimi i SHSKUK duhet të lidhet me shërbimin dhe cilësinë, jo me mbijetesën administrative

Advertisement