Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari ka thënë se kryetari aktual i kësaj komune Ramiz Lladrovci po tenton të bëjë shtrembërimin e fakteve nga ajo që është dëgjuar në audio-incizimin të cilin e ka publikuar ditë më parë Vox Kosova.
Hajdari në një konferencë për media, pasi vendosen shiritin “danger” në rrethojat e objektit të Komunës së Drenasit, tha se ky tentim i tij nuk do të “pijë ujë te qytetarët”.
“Shtrembërimi i fakteve që po tenton ta bëjë zotëri Lladrovci tek ne dhe qytetarët nuk pin ujë. Lladrovci ka qenë kryetar gjatë. Qytetaret kanë folur, nuk është se s’ka pasur dyshime. Por, derisa u vërtetua me fakte. Lidhur me personin që është pjesë e listës kandiduese, ai ka qenë asamblisti edhe në të kaluarën, lënda është në gjykatë dhe ne e presim vendimin e gjykatës. Çdo vendim që e merr gjykata, për neve dhe Partinë Demokratike të Kosovës do të jetë i zbatueshëm, sepse janë obligative. Kur të flet drejtësia ne jemi këtu për t’i shtyer proceset përpara. Zotri Sinani e ka adresën mund ta pyesni atë, përgjegjësi për atë punë nuk mbaj. Kam dëgjuar sit ë gjithë ju. Opinion publik në Drenas është i tronditur. Nuk e di saktë kush ka qenë në tavolinë”, tha ai.
Në audio –incizim dëgjohet Ramiz Lladrovci teksa bisedon me biznesmenin Labinot Halilaj, që është edhe kandidat për asamble nga lista “Për Drenasin Kampion” të Ramiz Lladrovcit dhe diskutojnë për vlerën se sa mund të fitohet në rast se ndërtohet në atë parcelë të komunës, e poashtu përmendet edhe mundësia e mbindërtimit.
Bëhet fjalë për ndërtimin e rreth 40 mijë metra katrorë në Komunën e Drenasit.