Dark Mode Light Mode

Greqia para afatit të fundit

Parlamenti i Greqisë tashmë ka nisur debatin për projektligjin mbi masat e kursimit, që duhet ta miratojë para mesnatës së sotme.

Ky është kushti i vënë nga Bashkimi Evropian nëse Greqia dëshiron ta marrë pakon e shpëtimit prej 130 miliardë eurosh me të cilën do të shpaguante borxhet.

Kryeministri Lukas Papademos ka theksuar rëndësinë e miratimit të masave dhe është shfaqur në televizionin kombëtar të shtunën duke thënë se dështimi në aprovimin e pakos “do të çojë në kaos dhe shpërthim social”.

Advertisement

Greqia ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe këto masa shtrënguese janë shumë jopopullore dhe kanë shkaktuar protesta, veçanërisht në Athinë ku mijëra njerëz protestuan të shtunën kundër shkurtimeve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − five =

Previous Post

Flet ish-ministri Prifti: Unë, Topi e Rama jemi përgjuar 24 orë

Next Post

Ndalesë e plotë drejt Mavrovës dhe Dibrës

Advertisement