Dark Mode Light Mode

Gomez: Bieber, një romantik i pashpresë

Gomez: Bieber, një romantik i pashpresëJustin Bieber tregoi anën e tij agresive për publikun së fundmi, kur sulmoi një fotograf që i prishi intimitetin në daljen me të Selena Gomez nga një qendër tregëtare, por 19-vjeçarja, në një intervistë për “Elle”, nxorri në pah anën më të butë të këngëtarit, të cilësuar prej saj si një “romantik i pashpresë”.

Duke folur në revistën për të cilën Gomez realizoi edhe disa fotografi joshëse, ajo zbuloi se si 18-vjeçari mori me qera pallatin gjigant të sportit në Los Anxhelos, “Staples Center” me 20 mijë vende, në mënyrë që ata të shijonin në vetmi skenat prekëse të filmit “Titaniku”.”E kisha përmendur kalimthi në makinë, që doja të shikoja Titanikun, kur ai një ditë vjen më merr dhe më çon në pallatin e sportit, vetëm për të parë vetëm filmin. Ana e tij romantike del shumë shpesh në dritë”, rrëfeu Selena.Përveçse romantik, Bieber ka edhe një anë tjetër që shumë pak persona e njohin, shpërqëndrimin. ”Mund të numëroj të paktën shtatë raste në të cilat makinës sonë i është mbaruar benzina në mes të autostradës. Për fat të mirë, ka qenë mamaja ime ajo që na ka ardhur në ndihmë dhe na ka shoqëruar me makinën e saj në koncerte”, shtoi 19-vjeçarja.






Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × one =

Previous Post

Ferdinand, plazh ndërsa Anglia stërvitet

Next Post

NAGIP ARIFI KRYETAR I RI KOMUNËS SË BUJANOCIT

Advertisement