Dark Mode Light Mode

GNTC Gorenje – Mbështetje konkrete për zhvillimin e arsimit në shkollën “Dr. Ali Sokoli”


Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe përkushtimit të vazhdueshëm ndaj përgjegjësisë shoqërore, kompania GNTC Gorenje ka ofruar një donacion të rëndësishëm për shkollën “Dr. Ali Sokoli”, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës në këtë institucion arsimor.

Pas kërkesës së paraqitur nga shkolla, GNTC Gorenje ka dhuruar 15 njësi klimatizimi dhe 3 laptopë, pajisje këto që do të shërbejnë për krijimin e një ambienti më funksional, më të përshtatshëm dhe më bashkëkohor për zhvillimin e procesit mësimor.

Ky investim nuk përfaqëson vetëm një ndihmë materiale, por dëshmon qartë vizionin e kompanisë Gorenje për të mbështetur arsimin si shtyllë themelore të zhvillimit shoqëror. Përmirësimi i kushteve fizike dhe teknologjike në shkollë do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, motivimin e nxënësve dhe eficiencën e punës së stafit arsimor.

Advertisement

Shembulli i GNTC Gorenje paraqet një model të përgjegjshëm të bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve publike, duke treguar se investimi në arsim është investim afatgjatë në zhvillimin e shoqërisë dhe të brezave të ardhshëm.

Shkolla “Dr. Ali Sokoli” shpreh mirënjohje të thellë për këtë mbështetje domethënëse dhe vlerëson lart kontributin e kompanisë GNTC Gorenje, me shpresën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në projekte të tjera me interes të përbashkët.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − twenty =

Previous Post

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjidhet presidente e Kosovës

Next Post

Rozeta Hajdari del para gjykatës për skandalin me rezerva shtetërore

Advertisement