Dark Mode Light Mode

Gjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë nis në shkurt të vitit 2026

Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të drejtësisë do të nisë më 24 shkurt të vitit 2026, njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Aktakuza e re kundër Thaçit dhe ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut – u konfirmua më 29 nëntor, ndërsa u bë publike në dhjetor.

Në parashtrimet e dorëzuara, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte thënë se që gjykimi të zgjasë “jo më shumë se dy javë” dhe se tre dëshmitarët e saj për këtë çështje do të dëshmojnë brenda një jave.

Advertisement

Në parashtrimet e mbrojtjes së Thaçit, avokatët kishin deklaruar se dëshironin që gjykimi të niste në mars, për shkak të afateve të tjera procedurale për gjykimin tjetër të Thaçit, ku ai së bashku me ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, shkruan REL.

Sikurse mbrojtja e Thaçit, ashtu edhe ajo e Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit kanë argumentuar se ZPS-ja nuk mund të vazhdojë hetimin “në afat të pacaktuar” për këtë çështje. Mbrojtja e Kuçit ka thënë se Prokuroria duhet të përmbyllë hetimet para nisjes së gjykimit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + nineteen =

Previous Post

AAK garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Next Post

Zgjedhjet afër, Lladrovci sugjeron emrat me të cilët PDK do të bëhej më e fortë

Advertisement