Dark Mode Light Mode

Gjykata Speciale: Fjalët përmbyllëse dhe vlerësimi i secilës provë më 9 shkurt

Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhëse të procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke shpjeguar në detaje zhvillimet kryesore që nga konfirmimi i aktakuzës deri te paraqitja e dëshmitarëve dhe administrimi i provave.

Gjykata ka njoftuar se deklarimet përmbyllëse nga mbrojtja do të fillojnë më 9 shkurt, duke shënuar një fazë vendimtare të procesit.

Pas përfundimit të fjalëve përmbyllëse, gjyqtarët do të hyjnë në fazën e vlerësimeve të tyre konfidenciale, ku do të analizojnë secilën provë dhe deklaratë dëshmitari për të arritur një vendim përfundimtar.

Advertisement

“Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj. do të fillojnë më 9 shkurt”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Sipas Gjykatës, gjatë kësaj faze do të vlerësohet pesha dhe besueshmëria e secilit prej dëshmitarëve, si dhe çdo pjesë e provave që janë ofruar gjatë procesit, duke përfshirë dokumente, raportime dhe prova materiale të administruara në sallën e gjyqit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 4 =

Previous Post

MOMENT HISTORIK PËR INDUSTRINË VENDORE: Pestova Shpk pajiset me barcodet ndërkombëtare GS1

Next Post

Rizgjedhja e Abdixhikut në krye të LDK-së, vjen reagimi i parë nga Avdullah Hoti

Advertisement