Dark Mode Light Mode

Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun për arratisjen nga QKUK-ja

Ish- kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Sahit Jashari e Ismet Haxha janë liruar nga akuza për arratisjen nga QKUK- ja me datën 22 maj 2014.
Për KALLXO.com lajmin e ka konfirmuar avokati Artan Çerkini, mbrojtës i të akuzuarit Sami Lushtaku.
Aktakuza thotë se nga mëngjesi i datës 20 maj deri në mbremjen e 22 majit, Sami Lushtaku së bashku me Ismet Haxhën dhe Sahit Jasharin jane arratisur nga objektet e Spitalit Rajonal të Prishtinës.

Gjithnjë sipas aktakuzës Lushtaku, Jashari dhe Haxha jane fshehur në lokacion të panjohur duke u arratisur nga institucioni ku ata kanë qene në bazë të vendimit të ligjshem.
Sipas prokurorisë qëllimi i arratisjes ishte  mos ekzekutimi i vendimiit të gjyqtarit të EULEX-it për transferin e të akuzuarëve nga Burgu i Dubravës në Burgun e Mitrovicës.
Sot, po ashtu, gjykata ka marrë vendim që ta dënojë e 12 mijë euro gjobë Sami Lushtakun për arratisjen nga Burgu i Dubravës në vitin 2015.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − 7 =

Previous Post

Kurti nuk sheh tejkalim që Sveçla po lëshon leje për të zgjedhurit e popullit, thotë se seanca e tyre është e kotë

Next Post

Gashi kritikon ashpër Xhelal Sveçlën: Ai është Rrahman Morina 2.0

Advertisement