Dark Mode Light Mode
Gucati në varrimin e babait të Calit: Qeveri e turpit – dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet
Gjykata Komerciale “gjunjëzon” RTK-në, e obligon të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”
Zgjedhjet në Kosovë dhe protestat në Serbi, Joseph parashikon ndikimin në rajon

Gjykata Komerciale “gjunjëzon” RTK-në, e obligon të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

Gjykata Komerciale e Kosovës- Dhomat e Shkallës së Dytë kanë marrë vendim përfundimtar dhe të formës së prerë, me të cilin e obligojnë Radio Televizioni i Kosovës që t’i paguajë shtëpisë prodhuese N.SH “Grand Media” qindra mijëra euro për shkak të shkëputjes së njëanshme dhe të kundërligjshme të kontratës për emisionin televiziv Kush do të bëhet Milioner. Sipas aktgjykimit K.DH.SH.II.nr.1562/24, të datës 16 tetor 2025, kolegji gjyqësor i përbërë nga gjyqtarët Fisnik Nuli (kryetar), Ramush Bardiqi dhe Krenar Berisha ka aprovuar pjesërisht ankesën e paditësit dhe ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë, duke e rritur ndjeshëm detyrimin financiar të RTK-së. Me këtë aktgjykim përfundimtar, që e ka parë Demokracia.com, RTK detyrohet t’i paguajë “Grand Media”-s: 340,808 euro në emër të dëmit të shkaktuar nga ndërprerja/shkëputja e njëanshme e kontratës; 32,933.54 euro për emisionet e prodhuara dhe të transmetuara, por të papaguara; 408,969.60 euro për 24 emisione të prodhuara, por të pa transmetuara, të cilat RTK i kishte refuzuar në mënyrë të njëanshme,
Në total, RTK është obliguar të paguajë 782,701.54 euro, si dhe 7,251.50 euro shpenzime të procedurës kontestimore, së bashku me kamatë ligjore që llogaritet nga data 28 maj 2014 deri në pagesën përfundimtare. Gjykata: Shkëputje e njëanshme, pa respektuar kontratën Në arsyetimin e aktgjykimit, Dhoma e Shkallës së Dytë ka konstatuar se RTK e ka ndërprerë bashkëpunimin pa paralajmërim, pa aneks-kontratë dhe në kundërshtim me nenin 14 të kontratës, i cili parashihte qartë procedurat dhe pasojat në rast ndërprerjeje. Gjykata ka vlerësuar se vështirësitë financiare apo ndryshimet ligjore nuk e lirojnë RTK-në nga përgjegjësia kontraktuale, përderisa kontrata ishte në fuqi dhe nuk ishte shkëputur sipas formës së kërkuar ligjore. Po ashtu, kolegji ka rrëzuar ankesën e RTK-së, e cila kërkonte që detyrimi të kufizohej vetëm në rreth 32 mijë euro, duke e cilësuar këtë pretendim si të pabazuar dhe në kundërshtim me provat financiare dhe ekspertizat e administruara. Ky aktgjykim shënon përfundimin e një kontesti gjyqësor që kishte nisur para shumë viteve, dhe ndaj tij nuk lejohet ankesë e mëtejme, duke e bërë vendimin të ekzekutueshëm. Emisioni “Kush do të bëhet Milioner”, i prodhuar nga “Grand Media” dhe i lidhur me producentin Enis Ujkani, ishte një nga formatet më të shikuara në RTK, ndërsa ky rast tashmë konsiderohet një precedent i rëndësishëm juridik për raportet kontraktuale mes transmetuesit publik dhe producentëve të jashtëm.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × four =

Previous Post

Gucati në varrimin e babait të Calit: Qeveri e turpit – dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet

Next Post

Zgjedhjet në Kosovë dhe protestat në Serbi, Joseph parashikon ndikimin në rajon

Advertisement