Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka rrëzuar apelin e Pjetër Shalës kundër urdhrit për zhdëmtim, duke lënë në fuqi vendimin e Trupit Gjykues.
Shala ishte shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme. Ai ishte urdhëruar të paguajë 208,000 euro për kompensimin e tetë viktimave, për dëmin fizik, mendor dhe material që ato pësuan.
Paneli i Apelit konstaton se nuk ka pasur gabime në interpretimin e ligjit dhe vlerësimin e provave, ndërsa kërkesa për pezullimin e shqyrtimit të apelit u konsiderua e tejkaluar.