Dark Mode Light Mode

“Gjuha ime” për fëmijët në diasporë

Fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë jashtë atdheut, gjuhën shqipe tani e tutje mund ta mësojnë në mënyrë elektronike, bën të ditur Telegrafi.

Ministria e Diasporës ka lansuar sot portalin gjuhaime.com, ku mund të gjendet abetarja digjitale e gjuhës shqipe, himni i Kosovës, historiku i saj, dhe shumë gjëra të tjera rreth vendit.

Ministri i Diasporës tha se portali është pjesë e synimit të përhershëm për vetëdijesimin e vazhdueshëm të brezave të rinj për gjuhën dhe kulturën e origjinës.

Advertisement

“Gjuha ime” ofron mundësinë edhe të argëtimit nëpërmjet lojërave dhe kuizeve, të cilat janë sajuar enkas për ngritjen e njohurive të fëmijëve.

Diaspora do të mësojë edhe për traditat shqiptare, përmes përrallave, vjershave, ninullave e anekdotave.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 2 =

Previous Post

Shqipëria, nga Beogradi i jep krah Kosovës

Next Post

BERNA DEMANTON ministrin serb, portalin "Albinfo" dhe disa media për spekulime dhe panik rreth pensioneve

Advertisement