Dark Mode Light Mode
“Pashka”, fluks emigrantësh në pikat doganore me Greqinë
Gjirokastër, sekuestrohen 307 kg lëndë narkotike, në pranga 3 persona
Zvogëlohet prodhimi i iPadit të ri

Gjirokastër, sekuestrohen 307 kg lëndë narkotike, në pranga 3 persona

Sekuestrohen 307 kilogramë marijuanë në malin e Sopotit në Gjirokastër, arrestohen 3 të rinj, shpallën në kërkim 6 persona të tjerë.

Operacioni i koduar “Pashkët” është kryer gjatë natës në fshatin Lazarat, kur forcat e policisë kanë pikasur 6 persona që transportonin lëndën narkotike me mushka, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Sipas policisë së Gjirokastrës, autorët ishin ndarë në grupe, ku një pjesë prej tyre kontrollonin rrugën, ndërsa të tjerët mundësonin trafikimin e lëndës narkotike, e cila ishte ndarë në 8 çanta.

Advertisement

Gjatë operacionit policia ka arrestuar Markelian dhe Indrit Alinanin dhe Artur Shukullin të tre nga Delvina. Ndërsa janë në kërkim 2 persona nga Lazarati dhe 4 të tjerë po nga Delvina.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 4 =

Previous Post

“Pashka”, fluks emigrantësh në pikat doganore me Greqinë

Next Post

Zvogëlohet prodhimi i iPadit të ri

Advertisement