Dark Mode Light Mode

Gjermani: Berisha në konferencën e 48-të të sigurisë

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha udhëtoi drejt Gjermanisë, për të marrë pjesë në konferencën e 48-të e sigurisë në Mynih. Konferenca u themelua në vitin 1962 dhe sot është evenimenti më i madh botëror në fushën e politikave të sigurisë. Çdo vit konferenca bashkon personalitete të larta në fushën e politikë-bërjes, mbrojtjes, mendimit, biznesit dhe medies, për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet bota.
Konferenca do të trajtojë tema të ndryshme si roli i Gjermanisë në Evropë e në botë; energjia, burimet dhe ambienti si parametra të një sigurie të re; ndërtimi i një komuniteti të sigurisë euroatlantike; Amerika, Evropa dhe ngritja e Azisë; kriza financiare dhe konsekuencat e saj për sigurinë ndërkombëtare.
Kryeministri Berisha do të takohet me personalitete të ndryshme, pjesëmarrës në këtë Konferencë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen + 19 =

Previous Post

LDD do bashkim me AAK-në?

Next Post

Vrasja e Megit /Rrëfehet Gocaj: Atentatori më qëlloi me kallashnikov

Advertisement