Dark Mode Light Mode

Gjermani arreston 4 vetë, shkelën sanksionet ndaj Iranit

Policia gjermane ka arrestuar të mërkurën katër persona të dyshuar se kanë dërguar në Iran valvula për reaktorët e ujit duke shkelur kështu embargon e Gjermanisë në eksportet e tilla, të vendousra për shkak të programit të kontestuar bërthamor të Iranit.
Grupi përfshin një gjerman dhe tre persona me shtetësi të dyfishtë gjermane dhe iraniane. Ata janë identifikuar vetëm si Kianzad Ka., Gholamali Ka. dhe Hamid Kh., si dhe shtetasi gjerman Rudolf M.

Ata u zunë të mërkurën nga një forcë e përbërë prej 90 oficerësh në shtëpitë e tyre në qytetet veriore të Hamburgut dhe Oldenburgut si dhe në qytetin lindor të Ueimarit. Me këtë rast janë bastisur banesat dhe zyrat e tyre.

Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani dëshiron të zhvillojë armë bërthamore, akuzë kjo e hedhur poshtë nga Teherani.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − 8 =

Previous Post

Gjen vdekjen nga mina

Next Post

Shkencëtarët zhvillojnë një teknikë printimi Full Color me 100,000 pika/inç

Advertisement