Dark Mode Light Mode

Gjeneral Jashari njoftohet me ‘Black Hawk’ në Ajova: Kapacitet shumë i nevojshëm për FSK-në

Në margjinat e vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Bashkim Jashari, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila njihet si një nga njësitë kyçe të saj.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë vizitës, gjeneral Jashari pati mundësinë të njohë nga afër aftësitë dhe kapacitetet e bazës, duke përfshirë helikopterët e modelit “Black Hawk”.

Stafi i bazës informoi KOMFSK dhe delegacionin e tij për procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, mirëmbajtjen e helikopterëve, infrastrukturën mbështetëse dhe inspektimet e nevojshme për helikopterët.

Advertisement

“Gjatë vizitës, Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Stephen Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për planifikimin e ngritjes së këtij kapaciteti në kuadër të FSK-së, duke përfshirë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen dhe infrastrukturën adekuate”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të vizitës, Jashari e vlerësoi lartë profesionalizmin e njësisë së aviacionit dhe falënderoi stafin e bazës për gatishmërinë për të ofruar mbështetje për FSK-në lidhur me helikopterët Black Hawk, duke theksuar se ky është një kapacitet shumë i nevojshëm për të ardhmen.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − two =

Previous Post

Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova

Next Post

Haraqija i reagon Hykmete Bajramit: Çfarë rugovizmi është me kërku “me heqë koka” në rrjete sociale

Advertisement