Dark Mode Light Mode

Garon në Londër në muajin e tetë të shtatzënisë

Surian Nur Mohamed Taib është shenjëtarja e parë femër e cila do të përfaqëson Malajzinë në Lojërat Olimpike të Londrës. Shpresat e kombit malajzias dhe presioni aspak nuk po e shqetësojnë, sa shtatzënia, pasi ajo pas një muaji pritet të lindë një vajzë.

Malajziasja aktualisht zë vendin e 47-të në botë në shenjëtari, gjegjësisht në disiplinën pushkë ajrore nga 10 metra largësi, dhe është gati të bashkohet me numrin tejet të vogël të konkurrentëve tjerë që kanë marrë pjesë më parë në gjendje shtatzënie, por kurrë në muajin e tetë.

Surian Nur ka një zgjidhje të gatshme për gjendjen e saj në Londër.

Advertisement

“Kur duhet të paraqitem, do t’i kthehem asaj dhe t’i kërkoj të jetë e qetë”, tha me shaka Surian Nur, dhe zbuloi se përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Malajzisë kanë menduar për shëndetin e saj dhe kanë dashur ta dërgojnë dikë tjetër në Londër. Megjithatë, pas kontrollimeve të mjekëve, ajo ka marr pëlqimin e tyre për të përfaqësuar kombin e saj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + three =

Previous Post

Ahmeti: Ramazani na sjell më afër familjes dhe miqve

Next Post

Times: Mësimi nga Libia nuk është mësuar

Advertisement