Dark Mode Light Mode

Futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski i ndihmon të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Turqi

Turqia u godit nga një tërmet shkatërrues ditë më parë, me pasojë mijëra të vdekur dhe mijëra ndërtesa të shembura.

E tash është koha për t’ju ndihmuar atyre që shpëtuan dhe që i mbijetuan kësaj fatkeqësie.

Këtë po e bëjnë edhe sportistët nga mbarë bota, e mbi të gjitha ata që luajnë në Turqi.

Advertisement

Njëri prej tyre është edhe Ezgjan Alioski.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, me ekipin e tij Fenerbahçe janë solidarizuar dhe i janë bashkuar nismës për t’i ndihmuar pikat e prekura nga tërmeti i tmerrshëm që ndodhi në Turqi.

Futbollistët e klubit nga Stambolli kanë mbledhur gjësende, të cilat janë paketuar dhe më pas u janë dërguar njerëzve në nevojë në këto momente krize.

“Së bashku do t’i shërojmë plagët. Kamionët tanë, të mbështetur nga futbollistët tanë Lincoln Henrique dhe Ezgjan Alioski, janë në rrugë. Grumbullimi i materialeve të ndihmës vazhdon”, ka shkruar Fenerbahçe në rrjetet sociale.

Në mesin e viktimave dhe të atyre që kanë përfunduar nën rrënoja ka edhe sportistë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − 3 =

Previous Post

Ligji i pagave, Kuvendi sot shqyrton Projektligjin e buxhetit të vitit 2023

Next Post

Raportime të reja në Turqi, te Hatayspor thonë se ende nuk e kanë gjetur Christian Atsun

Advertisement