Dark Mode Light Mode

Fotografia me çiftin Trump në OKB, Osmani: Miqësia dhe aleanca me SHBA mbetet boshti i pathyeshëm, Kosova gjithmonë në anën e demokracisë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në New York ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Ajo tha se një takim, i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump, “u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtjesore”.

“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe! Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + one =

Previous Post

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

Next Post

Krasniqi optimist për zgjedhjet lokale: Do të rrisim numrin e komunave që qeverisim, në Prishtinë do të fitojë kandidati ynë Uran Ismaili

Advertisement