Dark Mode Light Mode

Flet babai i ish-policit të arrestuar në Serbi: Fizikisht është mirë, por emocionalisht i lodhur

Babai i ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, Fatmir Spahiu ka folur sot në protestë për gjendjen e djalit të tij që po mbahet në burgun e Serbisë, e që po akuzohet për vrasje të rëndë.

Spahiu tha se Arbnori nuk është keqtrajtuar në burgun serb, teksa shtoi se fizikish qëndron mirë.

“Me Arbnorin janë takuar shoqja dhe nëna e Arbnorit. Arbnori sa i përket gjendjes fizike është mirë, për shkak gjendjes emocionale dihet se është i lodhur, i mërzitur nga padrejtësia që po i bëhet, ndërsa me u maltretu nuk është maltretuar, sjellja ka qenë korrekte, mirëpo ai po e vuan atë pasi që është duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë”.

Advertisement

Ai gjithashtu riktheksoi faktin e padrejtësisë kundrejt djalit të tij, duke treguar se i njëjti Policinë e Kosovës e ka lënë me një nëntor në 2022, ndërsa akuzohet për rastin që ka ndodhur me 24 shtator 2023.

“Ka udhëtuar më herët [në Serbi], nuk është ndaluar. Dokumentacionin e kam dorëzuar te avokati dhe avokati i ka dorëzuar në prokurori”, tregoi Spahiu.

“Institucionet janë angazhuar mirëpo ne kërkojmë që të angazhohen më tepër”, shtoi ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen + ten =

Previous Post

Petrit Hajdari reagon ashpër: “Milionat për Kryetarin, varfëri për qytetarin – ftoj Prokurorinë të nisë urgjentisht hetimet!”

Next Post

Dokumenti i shtatorit 1999 lexohet në Hagë: Hashim Thaçi shkoi në Prekaz për të kërkuar mbështetje nga Rifat Jashari

Advertisement