Dark Mode Light Mode

FFK si një familje, kryetari Agim Ademi interesohet për cdo ditë për djelmoshat e futbollit

Në kohën kur e gjithë bota po përballet me virusin Covid19, i cili nuk ka lënë sferë të jetës tonë pa prekur, ashtu sikurse edhe futbollin, kryetari i FFK-së, z. Agim Ademi tamam si një prind që kujdeset për familjen e tij, ai në vazhdimsi mbanë kontakte me djemt e futbollit tonë, duke u interesuar nëse po kanë vështirësi gjatë kësaj periudhe.

Agim Ademi: Jam në kontakt me të gjithë futbollistët e përfaqësueses

I kontaktuar nga portali “Presheva Jonë”, kryetari i FFK-së, z. Agim Ademi ka thënë se është në kontakt me të gjithë futbollistët dhe se falë Zotit, gjithashtu po shkon mirë.” Po, jam në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët bashkë me menaxherët e ekipeve Bajram Shalën e kombëtares A, Zgjim Sojevën, menaxher i U-21-shave, Rinor Havollin e U-17-tave, poashtu edhe me Isa Sadriun, përgjegjës i U-15 deri 17. Poashtu nëpërmes Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, secili anëtarë na njofoton për regjionin e vetë për të gjitha klubet, e sidomos edhe për lojtarët e kombëtareve tona, për të cilët jemi të informuar dhe kontaktojmë në baza ditore. Duke e falemderuar Zotin deri tani të gjithë janë mirë, të pa prekur nga virusi”, është shprehur Ademi.

Advertisement

Ademi: Na është shëruar plotësishtë edhe Valdrin Mustafa, sot rezultoi negativ nga virusi

Ademi për “Presheva Jonë” ka ndarë edhe një kontakt me djaloshin e ri të U-21 të kombëtares së Kosovës, Valdrin Mustafën i cili ia ka konfirmuar se sot i ka bërë testet e Covid19 dhe ka dalë negativ,” Një lajm shumë i gëzueshëm të cilin dua ta ndaj me ju, është se sot, sikurse edhe cdo ditë tjetër kam kontaktuar me Valdrinin dhe ai ma ka konfirmuar se i ka bërë testet dhe ka dalur negativ. Sigurishtë se ky është lajm i mrekullueshëm, ku i uroj shumë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në kombtaren tonë”, është shprehur Ademi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 + sixteen =

Previous Post

Mediat botërore raportojnë për vdekje si pasojë e përdorimit të ilaçit që e aprovoi Trumpi

Next Post

Bytyçi: Albin Kurti u rrëzua sepse ishte rrezik nacional për Kosovën - duhet të japë llogari

Advertisement