Dark Mode Light Mode

FFK përgënjeshtron median, nuk kemi blerë jo 35, por asnjë orë dore të vetme

Fake news concept man reading news media technology on smartphone just Fake

Pas një shkrimi të publikuar në portalin «Paparaci» kinse Federata e Futbollit të Kosovës ka blerë rrespektivisht ka cdoganuar 35 orë dore, një informatë të tillë e kanë përgënjeshtruar nga shtëpia e futbollit  të Kosovës, duke thënë se lajme të tilla janë tendencioze dhe po bëhen për të tentuar që ta dëmtojnë procesin zgjedhorë që pirtet të mbahet gjatë javës së ardhshme, pra më 6 Prill.

Ja reagimi i plotë i FFK-së.

Federata e Futbollit e Kosovës reagon ndaj shkrimit tendencioz të portalit ‘Paparaci’, me titull “Tetë ditë para Kuvendit Zgjedhor, FFK-ja blen 35 orë dore”.

Advertisement

Sqarojmë opinionin se ky artikull është i pavërtetë dhe qëllimkeq, me synim për ta dëmtuar imazhin e institucionit tonë në prag të procesit zgjedhor.

FFK as nuk ka blerë dhe as nuk ka zhdoganuar kurrëfarë orësh, prandaj kërkojmë edhe nga Dogana e Kosovës të reagojë në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të saj Adriatik Stavileci, e cila ka gjasa që është keqpërdorur nga portali në fjalë, siç e ka keqintepretuar edhe përgjigjen e Zyrës për Media të FFK-së.

Tash e sa kohë FFK ka qenë në shënjestër të orkestrimeve të disa individëve dhe grupeve të interesit, por as kjo trysni nuk do të mund ta ndryshojë vullnetin e komunitetit të futbollit.

FFK do të vazhdojë fuqishëm ta ndjekë rrugën e drejtë dhe do të punojë me përkushtim edhe më të madh në zhvillimin e hovshëm të futbollit në Kosovë.

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =

Previous Post

Presidenti Ademi pjesë e ekipit të UEFA-së, luan përkrah Luis Figos

Next Post

Presidenti Ademi takon presidentin e ri të DFB-së 

Advertisement