Dark Mode Light Mode

Ferdinand, plazh ndërsa Anglia stërvitet

Rio Ferdinand duket se e ka kaluar shpejt zhgënjimin për mospërfshirjen në skuadrën angleze që do të tentojë të fitojë titullin në Euro 2012.

Qendërmbrojtësi i Manchester United ka zgjedhur të udhëtojë larg Ukrainës dhe Polonisë, ku shokët e tij do të duhet të “vuajnë” në rastin më të mirë deri në një korrik, duke vendosur që të relaksohet në rrezet e diellit të Qipros.

Pikërisht në momentin kur shokët e tij të skuadrës ndodheshin në fushën stërvitore të kampit të Krakovës, Ferdinand ndodhej duke lexuar gazeta e duke u larë në pishinën e një resorti turistik, në një hotel në Pafos.

Advertisement

Megjithatë, pavarësisht momenteve të këndshme që po kalon në shoqërinë e bashkëshortes së tij, autori i 81 ndeshjeve dhe tre golave me përfaqësuesen, siguron se kur të vijë ora e ndeshjes, ai do të shndërrohet në tifozin më të zjarrtë të “tre luanëve”.

”Do të jem duke vuajtur si të gjithë shokët e mi, duke mbështetur përfaqësuesen nga ndonjë pab. Përpara Anglia”, shkruajti Rio në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Twitter”.

Megjithatë, për momentin, deri sa anglezët të zbresin në fushë për të tentuar të fitojnë Europianin e parë në historinë e tyre, shqetësimi më i madh për Ferdinand mbetet mbarimi i shisheve të verës më shpejt nga sa do të donte ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × one =

Previous Post

Milani, ëndrra me sheikë dhe Cristiano Ronaldo

Next Post

Gomez: Bieber, një romantik i pashpresë

Advertisement