Dark Mode Light Mode

FC Flamurtari: Fton Baton Haxhiun të mos përzihet në punë që nuk merrë vesh!

Klubi i futbollit FC Flamurtari ka publikuar në facebookun e tyre zyrtar një reagim për gazetarin Baton Haxhiun të cilin e quajnë jo kompetent të komentojnë mbi futbollin.

Reagim!

FC FLAMURTARI shpreh indinjatën e thellë të disa individëve mediatikë, të cilët pa asnjë bazë e mbi të gjitha edhe pa profilizim profesional sportiv, mundohen ta përlyejnë punën e madhe që është bërë dhe po bëhet qdo ditë e më shum në klubet kosovare, ku investohen miliona euro.
Në disa emisione sportive po lejohet tentim degradimi i gjithë punës së madhe që ne kryejmë, sakrificës së jashtëzakonshme që bëjmë, vetëm e vetëm që ta shtyejmë përpara agjenden kombëtare të fuqizimit të progresit në futbollin tonë.
Federata e Futbollit të Kosovës është organizata më e lartë e këtij sporti në shtetin tonë, të gjitha garat ku bëjmë pjesë janë nën ombrellën e saj, andaj ne jemi të prirur ta respektojmë maksimalisht këtë organ dhe e mbështesim në çdo rrugëtim që ka të bëjë me interesin e futbollit nacional.
Megjithatë klubet kosovare, duke përfshi edhe FC Flamurtarin, investojnë para të bizneseve që e mbështesin sportin, në këtë rast futbollin.
Po e përsërisim, janë mijëra e mijëra euro çdo vit që investon FC Flamurtari dhe qëllimi ynë është mëse fisnik.
Referuar edhe një letre të hapur të një gazetari i cili nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe kurrëfar ndikimi në këtë lëmi, synon të na mbajë ligjeratë e të na mësojë se si të veprojmë.
Ne i njohim të gjithë njerëzit e fushës, ne punojmë gjithmonë vetëm me profesionistë, prandaj kemi arritur që ta rrisim nivelin nga viti në vit, jo duke dëgjuar ata që nuk janë kompetentë.
Ju apelojmë të gjithëve, nëse nuk keni mundësi për ta ndihmuar sportin, atëherë të paktën mos e pengoni atë!
#FC FLAMURTARI

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − 4 =

Previous Post

FC Suhareka e quan gazetarin Baton Haxhiu ‘dështak’

Next Post

SC Gjilani reagon kundër atyre që po e njollosin futbollin e Kosovës me deklarata skandaloze

Advertisement