Dark Mode Light Mode

Faton Peci i rrënon lokalin vëllaut të ish shoferit të Kadri Veselit

Sot, Komuna e Mitrovicës na rrënuar një lokal pranë stacionit të autobusëve, me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

Veriu.info raporton se ky objekt ishte nisur me leje, por në ditët e fundit të tranzicionit të pushtetit të Bedri Hamzës te Faton Peci, të njëjtit i ishte anuluar leja.

Ky lokal që ishte në ndërtim e sipër, i përkiste vëllaut të ish shoferit të Kadri Veselit.

Advertisement

Kryetari Faton Peci kishte premtuar edhe në fushatë lirimin e hapësirave publike, por duke qenë se rrënimi i parë ka të bëjë me eksponentë të PDK-së, po shihet edhe si tendencë për hakmarrje politike.

Në ditët e muajit në vazhdim mbetet të shihet se lirimi i hapësirave publike përmes rrënimit, a do t’i prek edhe personat e afërt me VV-në dhe qytetarët e paekspozuar politikisht.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 1 =

Previous Post

Muharremi: Kështu si po bien blloqet e KEK-ut, ashtu është dashtë me ra edhe LVV në zgjedhje

Next Post

Ndërron jetë Zyme Mazrekaj, heroina që rriti dëshmorët Tahir dhe Agim Mazrekaj

Advertisement