Fanela e Kosovës, në një ankand mes bashkatdhetarësh në Gjenevë, arriti çmimin e pabesueshëm prej 10 mijë frangash zvicerane. Me këtë çmim rekord, brendi “KOSOVA” lë shumë prapa brendet më të njohura botërore, duke dëshmuar se vlera e shpirtit kombëtar dhe dashurisë për atdheun nuk matet me etiketa luksi.

Kjo fanellë sot nuk përfaqëson vetëm krenarinë e të kaluarës sonë heroike, por edhe realitetin e sotëm, ku me djersë, përkushtim dhe punë të palodhshme, djemtë e Kombëtares bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës e kanë ngritur futbollin tonë në nivele të larta, të denja për çdo skenë ndërkombëtare.
Një falënderim i madh për të gjithë ata që me zemër e shpirt po e mbështesin sportin dhe emrin e Kosovës kudo në botë sepse kur luan Kosova, luan zemra e çdo shqiptari!






