“Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka po ja që nuk arritëm t’i përballojmë flakës.”
Këto janë fjalët e nipit të Feride Mazrekut, e cila humbi jetën pasi zjarri kaploi shtëpinë në fshatin Goriq të Malishevës.
Nipi i 53-vjeçares, bën të ditur se Mazreku ishte me aftësi të kufizuara.
“Sot në orët e mbrëmjes e përfshiu zjarri njëren prej shtëpive në oborrin tonë. Pas gjitha përpjekjve, fatkeqsisht nuk arritëm ta shpëtojmë hallën tonë me aftësi të kufizuara. Na bëjë hallall oj hallë. Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka po ja që nik arritëm t’i përballojmë flakës.”, shkroi ai në një story.

Burime të besueshme bëjnë me dije se rreth orës 22:20 autoritetet janë njoftuar për zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, eksperti i zjarrit, si dhe një ekip i KEDS-it.
Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i emergjencës nga QKMF-Malishevë, i cili ka ofruar ndihmë mjekësore për një person tjetër, për shkak të tymit dhe djegieve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Shkaktari i zjarrit, për momentin, nuk dihet, ndërsa për rastin janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale DRP-Gjakovë, bashkë me Prokuroren e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit si:“Incident zjarri – Hetimi i vdekjes”



