Dark Mode Light Mode

Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së

Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai këtë mbështetje për PDK-në po e shfaq hapur dhe po kërkon mbështetje e vota për kandidatin e PDK-së për deputet nga Lipjani, Hyzer Rozani.

Konjufca, i cili është familjar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se me Rizanin kanë kaluar çdo sfidë dhe gëzim. Ai e quajti Rizanin njeri të jashtëzakonshëm.

“Në jetë pasuria më e madhe janë familja dhe miqtë, e unë pata fatin që të njoh herët Hyzerin dhe familjen e tij. Në të mirë e në të keq, bashkë kaluam çdo sfidë e gëzim, andaj, sot kur e shoh si kandidat për deputet të Kuvendin të Kosovës, kërkoj votën e juaj për një njeri të jashtëzakonshëm. Hyzeri garon në listën e PDK-së me numrin 60-të. Dalsh faqebardhë miku im, ashtu si në çdo rrugëtim tëndin.

Advertisement

Si deputet i ardhshëm, jam i bindur që do të jesh zëri kryesor i çdo qytetari”, deklaron Konjufca. Gazmend Konjufca dhe Sherif Konjufca (babai i Glauk Konjufcës) janë djem të axhës.

https://www.facebook.com/share/p/18h8M5isrJ/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + 7 =

Previous Post

Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat

Next Post

Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur

Advertisement