Dark Mode Light Mode

Familja Musliu akuzon Kurtin për vdekjen e djalit të vetëm

Pikëllim i madh i ka kapluar familjen Musliu nga Livoqi i Gjilanit. Ata po e prisnin që djali i tyre i vetëm tu vinte nga Gjermania në shtëpi. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi. Agon Musliu ndërroi jetë të dielën pas dite.

26 vjecari i dha fund jetës duke kërcyer nga Qendra e Studentëve në Prishtinë e cila është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.

Babai i të ndjerit thotë se i biri kishte shkuar në Gjermani për studime postdiplomike, por ishte bllokuar atje për shkak të pandemisë.

Advertisement

Naim Musliu,  thotë se gjendja e djalit ishte e rënduar pasi kishte biseduar me të vazhdimisht në telefon.

Naim Musliu, kishte shkuar ta takonte të birin edhe në aeroportin e Prishtinës, porse një gjë e tillë nuk i ishte lejuar.

Atje ai kishte kërkuar që djalin e tij t’ia lironin në izolim, pasi që kishte probleme shëndetësore.

Ndërkohë, prindi i Agon Musliut thotë se fajtor për vdekjen e të birit të tij janë krerët e institucioneve ekzekutive, përfshi kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Musliu, ka shtuar se nuk ka dëshirë që në të pame të të birit, ti shkojnë asnjë nga këta zyrtar.

Ndërkohë, për kryeshnosh në familjen Musliu erdhi edhe kryetari I Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ky i fundit kërkoj nga organet e rendët që të zbardhët sa më shpejt ky rast.

Haziri në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se edhe komuna ishte angazhuar për kthimin e të ndjerit nga Gjermania në Kosovë.

Trupi i pajetë i 26 vjecarit do t’i nënshtrohet analizave për Covid 19 dhe më pas do të dërgohet për obduksion.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − five =

Previous Post

MSH e pranon që dokumenti ku përmenden problemet e 26 vjeçarit është autentik, thotë se i ndjeri nuk solli asnjë vërtetim mjekësor

Next Post

Zbulim i madh – Shkencëtarët krijojnë antitrupat që zhdukin qelizat e Covid-19

Advertisement