Dark Mode Light Mode

Falënderon Zotin dhe e dinte se do të bëhej yll

Në një intervistë për revistën “Q”, këngëtari Usher ka thënë se nuk e di se çfarë do të bënte po qe se Zoti nuk do t’ia jepte pamjen e bukur, ndërsa pranoi se gjithmonë e dinte se do të bëhej yll.

Usher për lexuesit e revistës ka ndarë filozofinë e jetës së tij. “Unë e jetoj çdo ditë sikur të ishte e fundit. Dhe i qasem çdo gjëje sikur të ishte gjëja më gjeniale, edhe pse është budallallëk”, tha këngëtari.

Atë shpesh e shpallin si një nga muzikantët më seksi në botë, ndërsa nga dukja e mirë nuk mund të heqë dorë. “Unë nuk e di çfarë do të bëja po qe se nuk do të dukesha bukur. Për fat të mirë jam i bekuar nga Zoti me dukje të bukur, dhe unë e shfrytëzoj atë, e dini se çfarë dua të them? Ne të gjithë duam të jemi si Sean Connery”, tha reperi.

Advertisement

Këngëtari i hitit “OMG” tha se nga mosha e hershme e dinte se ai do të bëhej i famshëm. “Kur kam qenë i vogël, nëna ime më ka thënë që mos të shkoj rreth e përqark dhe t’ju them të gjithëve se unë do të bëhem një yll i madh kur të rritem”, tha muzikanti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 + 7 =

Previous Post

Polici vjedh pornostaren, arrestohet nga kolegët

Next Post

Tradhëtia, reagimi i femrave dhe meshkujve

Advertisement